×
  • Sport
  • Sport

    Luajtën bashkë në Bayern, Shaqiri me fjalë prekëse pas pensionimit të Schweinsteiger

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 19:55

    Bastian Schweinsteiger i dha fund sot karrierës futbollistike, pasi mbushi më shumë se 15 vite në majat dhe në top klubet evropiane.


    Me këtë rast, futbollisti kosovar ka shfrytëzuar rastin t’i thotë disa fjalë për legjendën bavareze me të cilin pati mundësinë edhe të luante në Bayern, shkruan Reporteri.net

    “Ishte një kënaqësi të luaja dhe të ndaja momente të shkëlqyera me ty miku im! Të dëshiroj më të mirat në të ardhmen, ty dhe familjes tënde”, ka shkruar Shaqa në Facebook.

    Shaqiri dhe Basti luajtën të dy në Bayern, por vetëm për një kohë të shkurtë, pasi pas ardhjes së Pep Guardiolës, kosovari u largua në drejtim të Interit e gjermani në Angli tek Manchester United.

    Gjermani fitoi gjithçka që është për t’u fituar në futboll./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!