×
  • Sport
  • Sport

    Luajti pak minuta, ky është reagimi i Muriqit pas fitores së Lazios në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 12:17

    Lazio mbrëmë e mposhti Zenitin me rezultat 3-1 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve


    Vedat Muriqi këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 81-të, shkruan Reporteri.net

    Për ato minuta sa ishte në fushë Muriqi kishte një rast shumë të mirë për të shënuar, por portieri i skuadrës ruse priti gjuajtjen e tij.

    Sulmuesi kosovar sot ka reaguar në rrjetet sociale, duke e konsideruar fitoren ndaj Zenitit si shumë të rëndësishme.

    “Lojë e shkëlqyer, fitore e rëndësishme,” ka shkruar Muriqi në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!