Milot Rashica po shijon pushimet verore në maksimum përpara se të kthehet në stërvitje me skuadrën e tij.
Vushtrriasi është për momentin në Zvicër ku ka qenë prezent në Alba Festival bashkë me shumë yje të tjerë të futbollit kosovarë, shkruan Reporteri.net
Florent Hadergjonaj, Xherdan Shaqiri, Hekuran Kryeziu, Valon Berisha e Amir Abrashi ishin bashkë me Rashicën të cilët shijuan festivalin në Zvicër.
Rashica ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka shkruar “Dream team” apo ‘Ekipi i ëndrrave’.
Kujtojmë që Milot Rashica shkëlqeu si me ekipin e tij ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës duke u bërë shtylla kryesore e ekipit të Challandes.
Së fundmi ai ka ndryshuar numrin e fanellës së tij në klubin e Bremenit ku do të bartë numrin 7 nga sezoni i ri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.