Vedat Muriqi në të kaluarën ka qenë në negociata ëpr t’iu bashkuar Kombëtares së Turqisë
Në një intervistë të gjatë për televizionin NTV, Vedat Muriqi ka treguar shumë gjëra nga karriera e tij, e në mesin e tyre ka folur edhe për kohën kur ishte kërkuar nga Kombëtarja e Turqisë, shkruan Reporteri.net
Sulmuesi nga Prizreni nuk mundi ta përfaqësonte Turqinë shkaku i një dokumenti.
“Në kohën kur luaja për Giresunspor, presidenti i klubit ma mundësoi të pajisem me pasaportë të Turqisë. Gjatë asaj kohë trajneri Fatih Terim disa herë ka kontaktuar përmes telefonit me presidentin,” ka thënë Muriqi.
“Madje edhe trajneri i Turqisë U21, Abdullah Ercan ka ardhur për të më shikuar në një ndeshje kur shënova gol dhe asistova. Më pat thënë që i kam pëlqyer shumë. Që të luaja me Turqinë, ata më kërkuan të gjej një dokument që verifikion që kam lidhje familjare me këtë vend, por unë nuk kisha. Për këtë arsye procesi mbeti në gjysmë,”.
Ndryshe, 25 vjeçari po shkëlqen me fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe është shndërruar në njërin nga lojtarët kyç të Bernard Challandes. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.