Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, duel ky në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në një ndeshje me tensione të mëdha në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Gjilani e mbyll me fitore derbin e madh ndaj Dritës, shkruan Reporteri.net
Me të përfunduar pjesa e parë e këtij takimi e që rezultati ishte 0:0, tifozët e të dyja skuadrave filluan përleshjet.
Me gjithë incidentin që ndodhi ndeshja vazhdoi, kur të gjithë ishim dëshmitar të një supergoli nga gjuajtja e lirë që e realizoi Gerhard Progini në minutën e 66’të takimit.
Pas këtij goli ndeshja u tensionua, ku lojtari i Dritës, Princ Balde u ndëshkua me të kuq.
Por, kur po mendohej se gjithçka ka përfunduar, Gjilani e shënoi edhe golin e dytë përmes Kelmendit duke shuar kështu gjasat e Dritës për brazim.
Pra, derbi i Anamoravës u mbyll në 0:2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.