×
  • Sport
  • Sport

    Luhatjet e skuadrave në tabelë pas xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 19:20

    Kanë përfunduar katër takimet e parapara të zhvilloheshin sot, në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.


    Në duelin e parë ndërmjet Dukagjinit e Gjilanit u shënuan 4 gola, ku “Skifterët” triumfuan si mysafirë, shkruan Reporteri.net.

    Në dy ndeshjet e tjera, Ferizaj mposhti Llapi si vendas me rezultat finale në 2:0, ndërsa Feronikeli në Drenas pastër doli ndaj Trepçës ’89, pasi i shënuan tre gola.

    E në derbin e zjarrtë të kësaj jave të zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës e Ballkanit nuk kishte gola, por që u zhvillua ndeshje e mirë.

    Kështu, Ballkani merr kreun e tabelës me këtë barazim dhe arrin koten e 41 pikëve, i ndjekur nga Drita me 40 sosh.

    Ndërkaq, në vendin e tretë qëndron Gjilani me 38 pikë, poaq sa ka edhe Prishtina./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!