×
  • Sport
  • Sport

    Luhatjet në tabelë pas xhiros së 12’të në Superligën e Kosovës në futboll

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 16:42

    Sot janë mbyllur edhe tri ndeshjet e xhiros së 12’të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Drita e ka mposhtur Malishevën me rezultatin final në 1:0 me autogolin e shënuar pa dashje nga Hoti në minutën e 14’të të takimit, shkruan Reporteri.net

    Ndërkaq, takimi i dytë i kësaj jave ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit u mbyll me rezultatin përfundimtar në 1:1, ku për dukagjinasit realizoi Januzi e për klubin e Munishit, Progni.

    E ndeshje interesat dhe mjaft atraktive ishte ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit, kur llapjanët shënuan dy gola, përmes Riveras dhe Veliut.

    Me përfundimin e këtyre ndeshjeve, ndryshoi edhe renditja e skuadrave në tabelë.

    Aktualisht Drita ka vendin e parë me 22 pikë të grumbulluara, ndjekur nga Ballkani dhe Gjilani që kanë nga 21 pikë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!