Tashmë ka përfunduar edhe xhiro e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e parë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës u mbyll pa gola, ku skuadrat treguan lojë të dobët, shkruan Reporteri.net
Drita dhe Prishtina barazuan pa gola në një ndeshje që u zhvillua në Gjilan.
Ndërkaq, në ndeshjen e dytë të po të njëjti termin, skuadra e Feronikelit me një gol të shënuan nga Leku në minutën e 25’të të takimit e mposhti Ulpianën e Lipjanit.
Po ashtu, Llapi shënoi fitore ndaj Dukagjinit, llapjanët me golin e Riveras në minutën e 10’të vendosën edhe epilogun përfundimtar të këtij takim në 1:0.
Kështu, pas përfundimit të kësaj xhiroje, Ballkani vazhdon të mbetet i pari në tabelën e Superligës me 16 pikë të grumbulluara, nga pas e ndjek Drenica me 14 pikë, ndërsa vendin e tretë e merr Gjilani me 13 sosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.