×
  • Sport
  • Sport

    Luis Suarez tregon arsyen pse u largua nga Barcelona, gjatë konferencës shpërtheu në lot

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 13:51

    Luis Suarez është largua nga Barcelona pasi trajneri i ri, Ronald Koeman nuk e dëshironte në skuadër


    ‘El Pistolero’ tani do ta vazhdojë karrierën te Atletico Madridi ku ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Simeones, shkruan Reporteri.net

    Në konferencën e fundit për shtyp si lojtar i Barcelonës uruguaiani shpërtheu në lot dhe trego arsyet e largimit nga Camp Nou.

    “Ka qenë një muaj i çmendur.Klubi kishte nevojë për ndryshime dhe trajneri nuk llogariste në mua,” ka thënë Suarez.

    “E pranoj dhe respektoj vendimin e Koeman që nuk llogarit në mua,”.

    Ndryshe, Suarez ka shënuar 198 gola dhe ka fituar 13 trofe gjatë kohës sa ishte lojtar i Barcelonës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!