Atletja kampione e Europës, Luiza Gega do të marrë gradën Kolonel, pas miratimit të një ligji të ri që parashikon dhënien e gradave honorifike për sportistët shqiptarë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit tha gjatë ceremonisë së pritjes së atletes në Kryeministri se bashkë me gradën, ajo do të marrë edhe shpërblimin përkatës.
Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra pa pengesa.
“Luiza sot punon në Ministrinë e Mbrojtjes, pranë Forcave të Armatosura si Brikeni, dy sportistet nga Kosova. Ligji i ri tashmë është në proces të konsultimit publik, sipas të cilit do të kemi edhe grada honorifike për sportistët shqiptarë, bashkë me gradat edhe shpërblimi përkatës. Luiza pas këtij ligji do të gëzojë gradën Kolonel.
Luiza njësoj si të gjithë sportistët e tjerë përfiton nga Ministria e Arsimit dhe Sportit shpërblimin përkatës”, deklaroi ministrja Kushi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.