×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku dëshiron të kthehet tek Interi, por drejtuesit i thonë vetëm huazim

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 12:02

    Romelu Lukaku është duke planifikuar të kthehet tek Interi, por do t’i duhet një ulje rroge prej 50% për të veshur sërish fanellën e Nerazzurrëve, shkruan Reporteri.net.

    Reprezentuesi belg po kalon një kohë të vështirë në Stamford Bridge dhe se është duke planifikuar të largohet më së largu  në verë që aty.

    Calciomercato.com konfirmon se 28-vjeçari ka njoftuar ish-klubin e tij se dëshiron të rikthehet.

    Lukaku thuhet se ka folur me drejtorët e Interit dhe disa nga ish-shokët e tij të skuadrës, duke u thënë atyre se dëshiron të kthehet.

    Vlen të përmendet se drejtuesit e Interit janë shprehur se mund të marrin atë vetëm me kushtin e huazimit.

    Lukaku gjithashtu do të duhet të marrë një ulje page prej 50%.

    28 vjeçari është në një marrëveshje prej 13-14 milionë euro në Londër dhe Interi nuk mund të ofrojë më shumë se 6-6,5 milionë euro në sezon.

    Nerazzurrët nuk mund të përdorin as Dekretin e Rritjes pasi Lukaku u largua nga Italia vetëm një vit më parë.

    Sulmuesi belg nuk e ka gjetur ende rrjetën në ndeshjet e Premier League në vitin 2022.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!