×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku: Lojtar si Ibrahimovic i duhen Serisë A

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 12:53

    Romelu Lukaku ka harruar përleshjen që kishte me Zlatan Ibrahimovicin, ku doli nga vetja.


    Ai tani ka lavdëruar sulmuesin e Milanit, duke thënë se futbollistë si Ibrahimovic, i duhen shumë Serie A sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të rritet niveli i futbollit në Itali.

    “Është lojtar i shkëlqyer, ka fituar çdo kund ku ka luajtur, ka shënuar më shumë se 500 gola”, u shpreh Lukaku.

    “Ne kemi nevojë për lojtar të nivelit të tij në Serie A. Ai do që të fitojë për vete, unë për Interin, [Cristiano] Ronaldo për Juven, tani është edhe Mou [Jose Mourinho] te Roma: janë gjëra të mira për Italinë. Niveli është rritur, le të shpresojmë që Interi do të fitojë sërish”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!