Interi fitoi derbin ndaj Milanit me rezultat 4-2, ky ishte një nga ndeshjet më të zjarrta në vitet e fundit pasi zikaltrit e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 0-2, por arritën të kthehen pas një pjese të dytë fantastike.
Golin e fundit në takim e shënoi Romelu Lukaku, i cili tashmë ka 17 gola në Serie dhe pas ndeshjes për Sky Sport u shpreh i lumtur dhe falënderoi të gjithë për përkrahjen.
“Në pjesën e parë kishte shumë presion?” Pjesa e parë ishte e vështirë. Por, pas pushimit i gjithi ky stadium ka parë mentalitetin e këtij Interi, i cili nuk dorëzohet deri në fund”.
“Kur shënon ti Interi fiton? E them gjithmonë që punoj për të ndihmuar skuadrën për të fituar. Unë jam këtu për të fituar”.
“E keni pritur një ndikim të tillë në kampionatin italian? I falënderoj bashkëlojtarët, trajnerin dhe stafin e tij. Kur erdha në Itali e dija që do ishte e vështirë të shënoja gola. Falënderoj tifozët, jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë belgu.
Pas kësaj fitore Interi renditet i pari në Serie A me 54 pikë, aq sa Juventusi. Ndeshjen e ardhshme klubi nga Milano luan ndaj Lazios.
My brothers my team
Forza @Inter pic.twitter.com/ETd7jun5yb— R.Lukaku Bolingoli9 (@RomeluLukaku9) February 9, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.