Romelu Lukaku thotë se Interi ishte klubi i vetëm që ai donte, ndërsa agjenti i tij e ka pranuar se Nerazzurrët e morën pas ofertës së tretë.
Lukaku përfundimisht e mbylli transferimin e shumëpritur te Inter nga Manchester United të enjten.
“Interi ishte klubi i vetëm që unë doja sepse Interi nuk është për të gjithë”, ka thënë belgu në faqen zyrtare të klubit të tij të ri.
Ndërkohë për FcInter1908 foli Federico Pastorello që ishte bashkë me klientin e tij në San Siro.
“Unë mendoj se të gjitha palët kanë punuar mirë dhe ne në fund kemi arritur ta bëjmë këtë transferim. Inter u përpoq tri herë dhe më në fund pati sukses për herë të tretë. Ai (Lukaku) ishte shumë i lumtur për këtë. Unë nuk jam dëgjuar me Conten personalisht, por djaloshi po”, deklaroi agjenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.