×
  • Sport
  • Sport

    Lushtaku e Musliu në Gjermani, shkojnë ta shikojnë ndeshjen FC Kosova Regensburg

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 20:53

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku kanë marrë pjesë sot në ndeshjen futbollistike ndërmjet FC Kosova Regensburg dhe Beilngries në Gjermani.

    “Më vjen mirë për arritjet e shqiptarëve në të gjitha fushat, sidomos në sport. Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë. Ata po na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre”, ka shkruar Lushtaku në faqen e tij në Facebook.

    “FC Kosova Regensburg është në vendin e parë ?në ligën ku garon dhe shpejt do të avancojë në një ligë më lartë. Si dhuratë shumë të veçantë për mua, pranova një top me nënshkrimet e futbollistëve të FC Kosova Regensburg. Suksese djema e na bëni krenarë!”, tha Lushtaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!