×
  • Sport
  • Sport

    Lyoni s’do t’i marrë 1 milion eurot nga Reali pasi Benzema e fitoi Topin e Artë, kjo është arsyeja

    Reporteri
    18 Tetor 2022 | 19:28

    Karim Benzema mbrëmë e fitoi Topin e Artë, duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2022.

    Ai mposhti konkurrencën e Manes, De Bruynes e Lewandowskit, për ta fituar çmimin më prestigjioz individual.

    E pas këtij çmimi, fillimisht u raportua se ka përfituar edhe ish-klubi i Benzemas, Lyoni.

    Në marrëveshjen e vitit 2009 mes dy klubeve, Real Madridi i detyrohej një milion euro Lyonit nëse Benzema e fiton Topin e Artë.

    Por, kjo klauzolë përfshihej vetëm në kontratën e parë të Benzemas me “Los Blancos”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!