×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda është një heroinë e vërtetë, kjo video e dëshmon këtë më së miri

    Reporteri
    26 Gusht 2019 | 19:25

    Majlinda Kelmendi sot është eliminuar në gjysmëfinale të kampionatit botëror të xhudos.


    Por heroina kosovare ka fituar medaljen e bronztë pas fitores për vendin e tretë.

    Kelmendi në garë për medaljen e bronztë u përball me portugezen Joana të cilën e mposhti.

    Në përkrahje të Majlindës sot ishin edhe shumë tifozë japonezë, të cilët madje shpalosën edhe një baner për xhudisten nga Peja.

    “Qëllimi për të fituar, Kosova”, shkruhet në banerin e tifozëve japonezë, të cilët përkrahën sot Majlinda Kelmendin në botërorin e xhudos, të mbajtur në Tokio të Japonisë.

    Majlinda pas kësaj, ua ktheu me përshëndetje pas fitimit të të bronztës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!