Majlinda Kelmendi është mposhtur nga japonezja Chishima Maeda në gjysmëfinale.
Majlinda ka pasur një ndeshje të fort me Madean, por fati nuk ishte në anën e saj, ajo ka humbur në minutat shtesë të lojës.
Kelmendi do të shkoj në “repechage” me spanjollen Ana Perez Box, transmeton Reporteri.net.
Sidoqoftë, Kelmendi fitoi dy gara ditën e sotme në Hungari. Në ndeshjen e parë ajo fitoi ndaj meksikanes Luz Olvera, më pas mposhti edhe Shukavanin.
Ndryshe, herën e fundit Kelmendi solli në Kosovë medaljen e arit, ndërkohë që sot mund ta sjell maksimumi një të bronztë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.