Majlinda Kelmendi të hënën i dha fund karrierës së saj si xhudise nën ceremony shtetërore të organizuar nga Presidentja, Vjosa Osmani.
Kelmendi, gjatë fjalimit të saj mes lotësh ka treguar fillimin e karrierës së saj si xhudiste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Unë kam filluar me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare, Toni ka qene trajner prej fillimit. Për shume vite rresht kemi qenë vetëm unë edhe ai kundër botës. Prej moshes 15 vjecare, Toni më ka fol për medalje olimpike. Njerzit e kanë quajtur të çmendur. Do të jem mirënjohëse deri sa të vdes, do ta bëj maksimumin për të të bërë krenar”, ka thënë Majlinda.
Xhudistja pejane i dha fund karrierës së bujshme në moshën 30 vjeçare, si sportistja më e suksesshme kosovare.
Ajo ka fituar gjithsej 46 trofe, prej tyre 29 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.
Majlinda kulmin e suksesit e arriti në Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016 ku i solli Kosovës medaljen e artë.
Kelmendi do të vazhdoj karrierën e saj si trajnere e xhudos në bashkëpunim me trajnerin, Driton Kuka./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.