×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi reagon ashpër: Komunës së Pejës nuk i interesojnë sukseset e xhudistëve

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 21:34

    Tri medalje i ftuan tri xhudistet kosovare, në Lojërat Evropiane të Minskut, muajin e kaluar.


    Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, Nora Gjakova të argjendtën dhe Loriana Kuka, të bronztën, në garën ku morën pjesë 4 xhudistë, si suksesi më i madh i Kosovës, në një garë shumë-sportëshe.

    Por, xhudistët e suksesshëm të Pejës, vazhdojnë të kenë probleme me infrastrukturën sportive, pasi ende nuk është as gati të nisë ndërtimi i Qendrës nacionale të xhudos, raporton “Sporti në KTV”

    Ministria e Sportit ka ndarë mjetet financiare për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, por procesi ka ngecur në mungesë të sigurimit të hapësirës për ndërtimin e këtij objekti, nga Komuna e Pejës.

    Salla e klubit ‘Ipponi’, falë investimeve të Qeverisë, ka marrë pamje tjetër, mirëpo xhudistët janë të indinjuar me neglizhencën e Komunës së Pejës.

    Si asnjëherë më parë, për Qendrën e xhudos që nuk po ndërtohet, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Pejës, edhe Majlinda Kelmendi.

    Ajo ka thënë se xhudistët dhe klubi e trajneri Driton Kuka, nuk duhet më të merren me punët që nuk janë për ta.

    Qendra Nacionale për xhudon kishte marrë përkrahjen e Komunës së Pejës për ndarjen e parcelës për ndërtim në fund të vitit 2016, por që nga atëherë nuk është bërë më asnjë lëvizje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!