Majlinda Kelmendi i ka siguruar sot Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane dhe së paku një intonim të himnit të Kosovës në Bjellorusi.
Xhudistja e artë kosovare mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për Distria Krasniqin, e cila kishte humbur në finale e evropianit të kaluar nga kjo garuese, shkruan Reporteri.net
Kjo është medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrje në Lojërat Evropiane, por për Majlindën ishte ky titulli i katërt i kampiones së Evropës.
Ndryshe, garant e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.
Kujtojmë që edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova është në garë për të fituar medaljen e artë në këtë kampionat.
Garën e Norës do të mund ta ndjekim pas pak./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.