Majlinda Kelmendi ka rrëfyer sot sekretin prapa suksesit të madh të saj në Lojërat Evropiane.
Xhudistja kosovare ka zbuluar sot se për suksesin e saj në xhudo ka ndikuar stërvitjet që i bën me meshkuj, shkruan Reporteri.net
“Unë stërvitem me meshkuj, jo me femra. Unë garoj me djem në stërvitje”, ka thënë Majlinda.
Ajo madje ka zbuluar një detaj kur ishte në rrezik jete për shkak të intenzitetit të lartë të stërvitjes.
“Unë isha tu vrapu me Akilin, derisa dëshiroja që ta kaloja, pasi ai ishte jo më shumë se 2 metra larg meje, për një moment mu ndal fryma, për shkak të intenzitetit të lartë. Ai ka qenë momenti që edhe Toni është frikësu më së shumti”, ka thënë kampionja e Evropës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.