×
  • Sport
  • Sport

    Maldini jep një lajm të mirë pasi dje u konfirmua se ishte pozitiv me Koronavirus

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 16:13

    Ditën e djeshme u zbulua se Paolo Maldini së bashku më djalin e tij, Daniele, kishin rezultuar pozitivë në testin për Koronavirus.


    Të dy kishin shfaqur simptoma dhe pas analizave, rezultuan pozitivë me Covid-19. Është zbuluar se kjo është transmetuar nga një kontakt që Paolo kishte pasur me një mikun e tij, dhe më pas kishte qëndruar i izoluar në shtëpi duke ia kaluar atë edhe djalit të tij.

    Të dy babë e bir janë mirë dhe një tjetër lajm pozitiv është se nuk e kanë transmetuar atë edhe te njerëz apo lojtarë të Milanit.

    Kjo për shkak se Paolo Maldini ka treguar se nuk ka qenë në Milanelo që nga 5 marsi, kjo pasi një mjek i kishte sugjeruar të qëndronte i izoluar në shtëpi.

    Madje edhe Daniele Maldini nuk i ka takuar shokët e tij që në 6 mars, dhe kjo i qetëson të gjithë te Milani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!