×
  • Sport
  • Sport

    Man City ia jep dritën e gjelbër Mahrezit që të largohet

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 18:46

    “Citizens” nuk do t’i thoshin “jo” një transferimi të mundshëm të futbollistit algjerian në Paris Saint-Germain.


    Manchester City nuk do ta pengojë Riyad Mahrezin nëse ai dëshiron t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë verës që vjen.

    Për këtë është i bindur mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

    Kampioni francez është i gatshëm ta transferojë përfaqësuesin algjerian, mirëpo, fillimisht duhet t’i paguajë 85 milionë euro për kartonin e tij.

    Mahrez ka kontribuuar me 7 gola dhe 8 asistime tek City në Premierligë deri tash këtë sezon.

    Në rast se konfirmohet dënimi prej dy vjetësh mospjesëmarrje në garat evropiane, flitet se disa prej yjeve të Cityt mund të largohen.

    E njëri prej tyre do të jetë edhe ish-futbollisti i Leicester Cityt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!