Cristiano Ronaldo ka kaluar në avantazh skuadrën e Manchester United, duke shënuar kështu edhe golin e tretë të tij në këtë ndeshje, shkruan Reporteri.net.
Ronaldo ka realizuar gol prej goditjes së lirë, teksa ka dërguar në avantazh përsëri Man United.
Skuadra angleze, Manchester United e nisi mjaft mbarë ndeshjen në Old Trafford ndaj Norwich, por kjo ndeshje i ka dalur duarsh pas pjesës së parë.
Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo i cili ia dhuroi skuadrës së Djajëve të Kuq një avantazh të dyfishtë, duke shënuar në minutën e 7-të dhe 32-të.
Ndërkaq, në fund të pjesës së parë, skuadra mysafire ngushtoi këtë epërsi, duke shënuar me Kieran Dowell.
E, në fillim të pjesës së dytë, Teemu Pukki realizoi golin e barazimit për skuadrën ku luan Milot Rashica.
Rezultati aktual është 3-2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.