Tashmë kanë përfunduar dy takimet në ligën angleze, të cilat u zhvillua në kuadër të xhiros së 17’të në Premierligë.
Në takimin e parë ndërmjet Man United dhe Everton, kjo sfidë u mbyll në 1:1, edhe pse me shumë raste të mëdha për gol, shkruan Reporteri.net.
Të parët që e hapën këtë sfidë ishin mysafirët përmes autogolit të Lindelof, ndërsa në minutën 77’të Greenewood shënoi për te barazuar rezultatin.
Ndërkaq, befasia ndodhi në takimin Wolves – Tottenham, pasi djelmoshat e Mourinhos shënuan në minutat shtesë të takimit, ku edhe fituan këtë duel.
Pra, Tottenhami kaloi në epërsi qysh në minutën e 8’të me golin e shënuar nga Lucas Moura, pak minuta më vonë vendasit realizuan për 1:1, ndërkaq, ku po mendohej se ndeshja do të mbyllej në 1:1, në skenë doli, Vertonghen, i cili ia dhuroi edhe fitoren ‘gjelave’.
Më poshtë edhe ndryshimet në tabelë pas xhiros së 17’të.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.