×
  • Sport
  • Sport

    Man Utd po e përgatit ofertën për Varanen

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:55

    “Djajtë e Kuq” duket se janë të vendosur për ta transferuar qendërmbrojtësin e Realit, të cilin e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini.


    Manchester United është duke e përgatitur ofertën finale për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

    Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”.

    Futbollisti francez është i uritur për ta provuar një eksperience të re. Dhe, sfida e tij e radhës mund të jetë pikërisht Premierliga. Për këtë arsye, përfaqësuesi francez nuk e ka pranuar ende ofertën e Realit për vazhdimin e kontratës.

    “Loc Blancos” mund ta shesin lojtarin qysh këtë verë, pasi në vitin 2022 ai mund të bëhet lojtar i lirë. Kurse, klubi nga “Old Trafford” ia ofron atij një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2026.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!