Manchester United e kanë bërë Jadon Sanchon objektivin kryesor për merkaton e verës, por kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Philippe Coutinhon.
Ish lojtari i akademisë së Manchester Cityt ka shpërthyer sivjet në futbollin gjerman dhe tani anglezi vlerësohet hiç më pak se 100 milionë funte, shkruan Reporteri.net
United do të duhet të ballafaqohen me konkurrencën e Paris Saint-Germain për Sanchon, i cili ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 15 herë këtë sezonë.
Jadon Sancho ka kontratë me Borusian e Dortmundit deri në vitin 2022./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.