×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United nis negociatat me PSG-në për transferimin e Neymarit

    Reporteri
    23 Maj 2023 | 12:02

    Skuadra e Manchester Unitedit i ka nisur negociatat për transferimin e brazilianit Neymar nga PSG, shkruan “L’Equip”.

    Sipas të përditshmes francez, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë kontaktuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të mësuar se në çfarë kushtesh mund ta marrin futbollistin e kombëtares braziliane.

    Manchester United preferon ta marrë Neymarin në formë huazimi, por t’ia paguajë pagën e tij të plotë. PSG nga ana tjetër dëshiron ta shesë sulmuesin 31-vjeçar, i cili këtë sezon në Ligue 1 ka shënuar 13 gola e 11 asistime, por aktualisht është i lënduar.

    Raportohet se Neymar ka biseduar me bashkatdhetarin e tij Casemiro, i cili po përpiqet maksimalisht ta bindë që t’i bashkohet në “Old Trafford”.

    Sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga “Parc de Princes” pasi nuk i pëlqen fakti që roli kryesor në skuadër i jepet Kylian Mbappes, derisa ka problem edhe me tifozët e klubit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!