×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United shpreh interesim për Harry Kane

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 15:40

    Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane ka një kontratë që e mban atë tek ‘Spurs’ deri në vitin 2024, mirëpo refuzimi i kontratës së re me Tottenham ka shtyrë Manchester United të interesohen për të, transmeton Reporteri.net.

    Largimi i Harry Kanes nga Tottenham tash e disa kohë është njëri nga lajmet më të komentuara në futbollin anglez.

    Thasheshemet vitin e kaluar për një largim të mundshëm nga White Hart Lane dhe refuzimi i kontratës së re me Tottenham, ka shtyrë Manchester United të mendoj për një transferim të mundshëm të sulmuesit anglez në Old Trafford.

    Manchester United tashmë e disa kohë është në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe duket se Harry Kanedo të ishte sulmuesi ideal i cili do ta mbulonte boshllëkun në sulmin e United.

    Sipas Athletic, ish presidenti i Man Utd, Woodward, vitin e kaluar e kishte pyetur presidentin e Tottenham, Daniel Lewy, rreth mundësisë së transferimit të Kanes në United, mirëpo që përgjigja e këtij të fundit rreth interesimit së Woodward kishte qenë negative.

    Kane pak ditë më parë arriti të shënojë golin e 49 personal me kombëtaren e Anglisë, duke e barazuar rekordin me Sir Bob Charlton që mban numrin e njëjtë të golave. Kane është në kërkim të thyerjes së rekordit për golashenuesin më të mirë në historinë e kombëtares së Anglisë, rekord që e mban Wayne Rooney me gjithsej 53 gola të shënuara.

    Tottenham dhe Manchester United së bashku me Arsenal janë duke luftuar për një vend i cili dërgon në fazën e grupeve në Champions League. Spurs ka grumbulluar gjithsej 51 pikë dhe gjenden në pozitën e 5-të në Premier League, teksa Manchester United kan arkëtuar 50 pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!