Manchester United po konsideron një blerje të mesfushorit të Brentfordit, Christian Eriksen, sipas Daily Star, përcjell Reporteri.net.
Trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, beson se 30-vjeçari do të ishte nënshkrimi i përsosur për të nisur mandatin e tij në Old Trafford.
Eriksen, i cili më parë kaloi një periudhë të gjatë në Tottenham, ka bërë përshtypje që kur rifilloi karrierën e tij me Brentford pas frikës së tij nga arresti kardiak në Euro 2020.
Vlen të përmendet se për Eriksen janë të interesuar edhe nga Tottenahm.
Për Eriksen është i interesuar Antonio Conte, me të cilin kishte punuar trajneri italian tek skuadra e Interit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.