×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United vazhdon formën e dobët, ndalet edhe nga Aston Villa

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 19:26

    Manchester United ka barazuar 2-2 me Aston Villën në Old Trafford


    Skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer nuk arriti ta mposhtë as Aston Villën, shkruan Reporteri.net

    Jack Grealish shënoi një supergol për t’i dhuruar epërsinë mysafirëve, para se Heaton të shënonte autogol për të barazuar në 1-1. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

    Victor Lindelof shënoi në minutën e 64-të për t’i dhënë epërisnë Unitedit, por Mings vetëm dy minuta më vonë barazoi për 2-2.

    Pas këtij barazimi, United është në vendin e 14-të me 18 pikë, ndërsa Aston Villa në pozitën e 15-të 15 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!