×
  • Sport
  • Sport

    Mancini tallet për ndeshjen me Anglinë: Jemi bërë miq

    Reporteri
    23 Dhjetor 2022 | 12:47

    Roberto Mancini fokusohet te viti 2023 kur Italia do të luajë ndeshjen e parë të këtij viti kundër Anglisë.

    Mancini stërviti dy grupe të ndryshme në Coverciano gjatë javës së fundit, i pari me lojtarë nga Seria B dhe i dyti me lojtarë nga Seria A dhe jashtë saj.

    “Ne i njihnim djemtë që i shohim në mënyrë sporadike, për t’i stërvitur dhe parë në stërvitje, mendoj se është shumë interesante,” tha Mancini për faqen e internetit të FIGC.

    “Ky është takimi i dytë që bëjmë. Këto momente na lejojnë të njohim më mirë disa nga djemtë. Të shikosh ata nga tribuna apo në fushë nuk është e njëjta gjë”, tha ai.
    Mancini dukej ende i zhgënjyer për moskualifikimin në Kupën e Botës dhe u kërkoi falje të gjithë italianëve.

    Megjithatë, ai u përqendrua shpejt te viti i ri kur Azzurri-t do të fillojnë me ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 dhe finalet e Ligës së Kombeve.

    “Ndeshja e parë është sërish kundër Anglisë, jemi bërë miq”, tha Mancini duke buzëqeshur.

    “Do të jetë e rëndësishme sepse është ndeshja e parë në kualifikueset e Euros. Ne duhet të përqendrohemi në këtë dhe të sigurohemi që të arrijmë atje në formën më të mirë. Më pas përballemi me Maltën dhe finalet e Ligës së Kombeve. Është një turne prestigjioz dhe do të ishim të lumtur ta fitonim nëse do të kishte mundësi”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!