Italia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian. “Azzurët” në ndeshjen hapëse të EURO 2020 mposhtën bindshëm Turqinë me rezultat 0:3 në “Olimpico” të Romës.
Golat për Italinë i shënuan Demiral autogol, Immobile dhe Insigne.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini tha se luajtën mirë, por nuk ishte lehtë pasi kishin përballë një ekip të mirë.
“Ne luajtëm mirë. Meqenëse ishte ndeshja e parë, nuk ishte e lehtë dhe ishim kundër një ekipi të mirë. Turma na ndihmoi dhe ishte e rëndësishme për ne që ta lëviznim topin shpejt”.
Me këtë fitore dhe paraqitje, Italia e konfirmon veten si një prej pretendentëve për ta fituar Kampionatin Evropian.
“Azzurët” marrin primatin momentalisht në grupin A me tri pikë, teksa nesër zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Uellsit dhe Zvicrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.