×
  • Sport
  • Sport

    Mane dhuron shuma të mëdha parash për ta luftuar koronavirusin në Senegal

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 16:08

    Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka dhuruar rreth 45 mijë euro për ta luftuar koronavirusin në vendin e tij të lindjes, në Senegal.


    Sipas BBC, Mane vendosi t’i ndihmoj vendit të tij me një shumë solide, pasi pa që njerzit në vendin e tij ishin infektuar nga Covid-19, përcjellë Reporteri.net

    Sulmuesi, gjithashtu përmes një video i’u drejtua vendit të tij, duke i thënë që të qëndrojnë në shtëpi dhe ta marrin më seriozisht këtë pandemi.

    Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Senegal ka arritur në 27, por dy prej tyre janë shëruar, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë atje.

    Kujtojmë se kjo nuk është ndihma e parë që Mane bën për vendin e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!