×
  • Sport
  • Sport

    Mane u acarua me egoizmin e Salahut, por sezonin e kaluar i kishte bërë të njëjtën gjë egjiptianit

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 21:04

    Acarimi i Sadio Manes me Mohamed Salahun është duke u diskutuar shumë nga mediat ndërkombëtare dhe futbolldashësit nëpër botë.


    Ylli senegalez u nervozuar shumë me egjiptianin që nuk i pasoi topin në momentin kur Liverpooli po fitonte 3-0 ndaj Burnleyt.

    Por, tifozët e The Reds kanë publikuar disa fotografi nga sezoni i kaluar, kur Mane i kishte bërë një gjë të tillë Salahut.

    Liverpooli ishte duke fituar 1-0 në pjesën e parë ndaj Evertonit në sezonin e kaluar, e që senegalezi nuk kishte pasuar te egjiptiani.

    Pjesa më e madhe e tifozëve të skuadrës angleze po e mbështesin Mane dhe nervozizmin e tij të shfaqur gjatë ndeshjes së të shtunës, mirëpo pamjet e publikuara tregojnë tjetër gjë, transmeton Telegrafi.

    Rasti në ndeshjen ndaj Evertonit nuk ishte i vetmi, pasi senegalezi kishte bërë të njëjtën gjë edhe në disa përballje të tjera në sezonin e kaluar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!