Maqedonia e Veriut do të kërkojë ta shmangë eliminimin e hershëm nga Kampionati Evropian 2020, kur të takohet sot me Ukrainën në Bukuresht.
Katër futbollistë shqiptarë janë titullar në skuadrën e Igor Angelovskit për takimin me rrethit të dytë të Grupit C, i cili zhvillohet në orën 15:00 në Arenën Kombëtare në Bukuresht.
Maqedonisë së Veriut i duhet fitorja për të shpresuar për kualifikim në rrethin e 16 më të mirëve në pjesëmarrjen e saj të parë në Euro.
Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi janë titullarë, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi janë lënë në stol.
Kjo katërshe shqiptare kishte ishte në formacionin debutues të Maqedonisë së Veriut edhe në humbjen kundër Austrisë.
Shteti fqinj është pa pikë në grup dhe një humbje tjetër do ta dërgonte në shtëpi qysh herët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.