“Jam mirë dhe dua të kthehem në shtëpi”. Këto kanë qenë fjalët e para të Diego Armando Maradonës pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru, për eksportuar një masë gjaku të mpiksur, që mund t’i rrezikonte jetën.
Operacioni u mbyll me sukses, por mjekët nuk kërkojnë të nxitohen dhe duan të tregohet mjaft kujdes deri në momentin që do të vendoset dalja nga klinika private, ku “El Pibe de’Oro” kreu ndërhyrjen.
Sipas mjekut kryesor, Luque, Maradona ka shfaqur gjendje konfuze psikolgjike, e cila mund të lidhet me faktin që 60-vjeçari nuk është ushqyer gjatë periudhës së fundit, sepse nuk kishte aspak oreks, gjendje që mjekët e lidhin me varësinë ndaj alkoolit. Në këtë mënyrë argjentinasi do të vijojë të qëndrojë i shtruar në klinikën në fjalë edhe për një periudhë kohe deri në çastin kur mjekët të vendosin që nuk ka më rrezik për ndërlikime të rëndësishme.
Diego u shtrua të hënën me shenja anemie, depresioni dhe i dehidratuar, përpara se skaneri të zbulonte mpiksjen e gjakut në tru. Në të shkuarën, ish-“ylli” i Napolit ka patur probleme të rënda me shëndetin, si p.sh. dy ataket kardiake apo edhe hepatit e by pass gastrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.