×
  • Sport
  • Sport

    Marcus Rashford lëndohet dhe me shumë gjasë e humbë edhe sezonin

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 21:09

    Sulmuesi i huazuar te Aston Villa, Marcus Rashford, pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në muskujt e pasmë të kofshës (hamstring).

    Problemi që e la jashtë gjysmëfinales së FA Cup kundër Crystal Palace të shtunën është ende duke u vlerësuar plotësisht, por shanset që ai të rikthehet para përfundimit të kampionatit janë të vogla.

    Megjithatë, ekziston një mundësi e vogël që ai të kthehet për ndeshjen e parafundit në Premier League, më 18 maj kundër Tottenham, pasi nuk është i lejohet për të luajtur në sfidën përmbyllëse të sezonit kundër Manchester United më 25 maj, klubit që zotëron kartonin e tij.

    Rashford ishte i pranishëm të shtunën në ndeshjen e madhe të boksit mes Chris Eubank Jr dhe Conor Benn në stadiumin e Tottenham, ndërsa burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai nuk ka ndërmend të bisedojë me klube për të ardhmen e tij deri më vonë gjatë verës, raporton “BBC”.

    Kontrata e tij me United është e vlefshme deri në vitin 2028, por Rashford nuk pret të luajë më për klubin për sa kohë Ruben Amorim është trajner.

    Ai u rikthye te Kombëtarja e Anglisë në muajin mars nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Tuchel, pas mungesës në Euro 2024.

    Objektivi i tij aktual është rikuperimi në kohë për dy ndeshjet e Anglisë në qershor – një kualifikuese për Kupën e Botës kundër Andorrës dhe një miqësore me Senegalin./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!