Stadiumit Nacional iu është caktuar vendi se ku do të ndërtohet, madje edhe emri dhe të gjithë pak a shumë e dijmë si do të duket kur të përfundojë, por një gjë e cila po dihet tash, është se aty është hapur vetëm një bunar dhe asgjë më shumë
Stadiumi Nacional do të ndërtohet në magjistralen Prishtinë – Drenas dhe pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro, derisa do të ketë kapacitet prej 30 mijë ulësesh, shkruan Reporteri.
Por, në këtë stadium punimet janë duke shkuar shumë ngadalë saqë aty është hapur vetëm një bunar, ndërsa planet janë që punimet të përfundojnë më 2021.
Dje kryeministri në detyrë, z.Ramush Haradinaj ka zbuluar edhe emrin të cilin do ta ketë ky stadium. Impianti që do të ndërtohet në Bernicë do ta ketë emrin ‘Dardanian Arena’.
Arena, e cila pritet të jetë gati deri në vitin 2021, do të ndërtohet nga korniza e betonit që do të mbështesë tasin e ndenjëseve dhe një kornizë çeliku të lehtë duke mbajtur fasadën strukturore të pëlhurave të stadiumit.
Plani është fantastik, por për realizimin e tij duhet të presim të paktën edhe 2 vite, e duke ditur se këtu dihet se kur nisin punimet, por jo edhe kur përfundojnë, ekziston frika që punimet në këtë stadium të zgjasin ndoshta edhe më shumë.
Faqja ‘Fansat e Futbollit Kosovar’ në Facebook ka bërë një postim ky ndjekësit e saj po bëjnë komente nga më të ndryshmet të cilat mund t’i lexoni më poshtë. /Reporteri.net/