×
  • Sport
  • Sport

    Martohet futbollisti i Superligës, dasmorët ‘pushtojnë’ sheshin me vetura

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 16:02

    Një dasmë ka qenë arsyeja që një qytetar ka drejtuar kërkesë që të kalohet në sheshin e Vushtrrisë me vetura në në pamundësi për të gjetur rrugë të tjera deri në banesën ku jeton.


    Pasi ka kërkuar leje nga organet kompetente komunale në pamundësi për të gjetur rrugë tjetër atij i është lejuar të kaloj me veturën e dasmës sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë, që mesa duket nga sinjalizim duket të ketë qenë me një mision të veçantë dasme dhe me leje përkatëse komunale.

    Kjo është dasma e lojtarit të talentuar të KF Vushtrria, Dior Zabërgja, i cili jeton në kompleksin banesor në sheshin e Vushtrrisë.

    Për shumë kalimtarë e dëshmitarë të rastit dasmat duket t’i ketë dhënë një atmosferë të rrallë sheshit qendrorë të Vushtrrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!