Futbollisti i Ballkanit të Suharekës, Arbër Hoxha ka shkëlqyer dje kundër ekipit të Vushtrrisë duke shënuar dy gola.
Ballkani mposhti dje bindshëm skuadrën e trajnerit italian Antonio Toma, Vushtrrinë, me rezultat të thellë 5-2, duke i futur kështu në krizë ata, shkruan Reporteri.net
Më meritori për këtë fitore ishte djaloshi i talentuar, Arbër Hoxha i cili u transferua nga Prishtina gjatë kësaj vere që lamë pas. Ai e filloi ndeshjen nga minuta e parë, por para ndeshjes, ai e bëri një gjest që si duket i ndihmoi atij më pas.
Hoxha është një futbollist mysliman dhe mjaft fetarë, ai para ndeshjes i bëri disa lutje që si duket gjatë ndeshjes i ndihmuan atij me shënimin e dy golave.
Ndryshe, dje u shënua një ndër golat më të mirë dhe më perfekt në historinë e Superligës së Kosovës, të cilin e shënoi Visar Berisha nga gjuajtja e lirë, e që ishte identike si goli i Cristiano Ronaldos kundër Pourtsmouthit.
Kujtojmë që Ballkani gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 11 pikë të tubuara, vetëm një më pak sesa kryesuesi i Superligës, Feronikeli i Drenasit./Reporteri.net/