Pas Kampionatit Botëror ekipet evropiane u janë rikthyer stërvitjeve për ta vazhduar sezonin.
E një gjë të tillë e ka bërë edhe Paris Saint-Germaini.
Dhe, në stërvitjen e djeshme, protagonist absolut tek parisienët ishte Neymar.
Sulmuesi brazilian e bëri një mashtrim spektakolar, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, ekipi ishte ndarë në dy pjesë, njëri me fanella të bardha dhe një tjetër me të zeza, duke e luajtur “lojën e rrethit”.
E Neymar e mashtroi një bashkëlojtar duke e kërkuar topin derisa ishte me të zeza, ndërsa menjëherë e lëshoi bluzën e bardhë, duke e vazhduar topin tek shokët e tij me të bardhë.
Kjo video u bë virale, ndërsa u vlerësua lartë ideja e ish-futbollistit të Barcelonës për ta mashtruar kundërshtarin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.