×
  • Sport
  • Sport

    “Mashtrues, e zhgënjeve botën e boksit”, fjalosje plot mllef mes Joshuas dhe Fury

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 10:31

    Anthony Joshua e quajti mashtrues Tyson Furyn në një fjalosje plot mllef me bashkatdhetarin e vet në rrjetet sociale, pas lajmit se lufta e shumëpritur në kategorinë e rëndë mes tyre mund të dështojë.


    Joshua dhe Fury arritën marrëveshje ditë më parë dhe u dukën plotësisht të gatshëm për meçin e shumëpritur për kampionin e padiskutueshëm të botës në gusht.

    Megjithatë, gjykata e arbitrazhit në SHBA doli me vendim se Fury duhet së pari të përballet me Deontay Wilderin, pas ankesave të amerikanit.

    Pasi e mori lajmin se meçi mes tij dhe Fury po dështon, Joshua i reagoi ashpër bashkëvendësit të vet britanik, duke e akuzuar për mashtrim.

    “Ti e ke zhgënjyer botën e boksit. Ti i gënjeve dhe i zhgënjeve adhuruesit. E përdore emrin tim për ndikim jo për të luftuar”, shkroi Joshua në rrjetet sociale.

    Fury i reagoi pa humbur kohë dhe i kërkoi luftë pa dorëza.

    Ekipet e dy kampionëve të botës nga Britania e Madhe u përfshinë në bisedimeve të gjata për ta siguruar atë që është vlerësuar si lufta më e madhe në kategorinë e rëndë të boksit në dekadat e fundit.

    Promotori i Joshuas, Eddie Hearn dhe pastaj edhe vetë Fury konfirmuan se marrëveshja ishte arritur dhe nënshkruar dhe se meçi do të zhvillohem ë 14 shkurt në Arabinë Saudite.

    Por vetëm 24 orë më vonë, gjykata vendosi se Wilderi ka të drejtë për luftën e tretë më Furyn në bazë të një kontrate të mëhershme mes dy boksierëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!