×
  • Sport
  • Sport

    Maurizio Sarri tregon arsyen kryesore se pse e zëvendësoi Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 22:04

    Cristiano Ronaldo u zëvendësua në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës me Paulo Dybalan dhe kjo nuk i pëlqeu aspak yllit portugez


    Juventusi e mposhti Lokomotivën në udhëtim me rezultat 2-1 në një ndeshje ku Maurizio Sarri vendosi ta zëvendësonte Ronaldon, shkruan Reporteri.net

    Po luhej minuta e 81-të kur tekniku italian e largoi nga loja portugezin dhe e inkuadroi Pauolo Dybalan.


    Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Ronaldos, por tekniku italian pas ndeshjes ka treguar arsyen e këtij zëvendësimi.

    Sarri tha se e pa se Ronaldo kishte probleme me muskulin e tij dhe këtë e vërejti gjatë një lëvizje të portugezit, gjë që më pas mori vendimin për ta zëvendësuar atë.

    “Ai u zemërua sepse nuk ishte shumë mirë, aduktori[muskuli] po krijonte probleme për të. Në një moment pashë një lëvizje që nuk më pëlqente dhe e hoqa atë nga loja,” ka thënë Sarri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!