×
  • Sport
  • Sport

    Mavraj i kundërpërgjigjet Vatës pas kritikave që ky i fundit ia bëri për ndeshjen me Francën

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 21:52

    Pas deklaratës së Rudi Vatës, i cili u shpreh pas ndeshjes Shqipëri-Francë, se Mavraj duhet të largohet nga Kombëtarja, ka ardhur reagimi i kapitenit aktual të kuqezinjve


    Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, Mavraj i është përgjigjur shkodranit Rudi Vata, teksa ka publikuar foton e ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, me mbishkrimin ironizues: “Unë vetëm një Vata njoh”.

    Kujtojmë që ish-futbollisti nga Rrësheni ka veshur 17 herë fanellën e Shqipërisë, teksa nuk arriti të realizonte asnjë gol.

    Ndërkohë që Rudi Vata, numëron 59 paraqitje me ekipin Kombëtar, ku ka realizuar edhe 5 gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!