Geraldo Bajrami qendërmbrojtësi shqiptar, është bërë protagonist në futbollin anglez për një detaj që po komentohet masivisht nga mediat britanike.
Gjatë aventurës së tij në FA Cup në muajin tetor. Një besëtytni e shqiptarit ,i ka sjellë fat skuadrës angleze të Kiderminster, pasi ka arritur të sigurojë një biletë për raundin e 1/16 të FA Cup ku do të përballet me Uest Hemin në një duel historik. Ai ka mbajtur hudhër në çorapet e tij gjatë ndeshjes.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Athletic”, mbrojtësi shqiptar Geraldo Bajrami, iu ka shpjeguar anglezëve edhe qëllimin e mbajtjes së hudhrës në çorape.
Bajrami sqaroi:
Djemtë më kanë tallur për hudhrën. E vendosa pranë këpucës sime për të mbajtur larg syrin e keq dhe ata që dëshirojnë gjëra të këqija për mua. Është një gjë shqiptare. E përdorim për të mbajtur larg energjinë negative Mbrojtësi ynë i majtë, Kaleb Riçards, më pyeti pse e përdora hudhrën para raundit të fundit të FA Cup dhe ia shpjegova arsyet. Tani ai po më pyet nëse mund t’i marr një sepse gjithçka po funksionon mjaft mirë”.
Triumfi 2-1 ndaj Riding, ishte i jashtëzakonshëm për Kiderminister, teksa në datën 5 shkurt do të përballen me Uest Hemin. Pavarësisht se diferencat janë të frikshme, mbrojtësi shqiptar është optimist dhe beson tek mrekullia edhe në këtë ndeshje. Hudhra me siguri do jetë sërish prezente në çorapet e tij.