×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe e shtyn Neymarin, s’e lejon të festojë me skuadrën

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 17:17

    Vetëm rreth 24 orë pasi iu lut Neymarit të qëndrojë në skuadrën e Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappe u duk i zemëruar me bashkëlojtarin e tij, të cilin e shtyu nga festa e skuadrës, pas triumfit në Superkupën e Francës.


    Paris Saint Germain e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri 2019/20, duke fituar Superkupën e Francës. Të besuarit e Thomas Tuchel u desh të djersitën shumë për ta mposhtur 2-1 në finale Rennesin, ndeshje që u zhvillua në Kinë, raporton Gazeta Express.

    Në këtë ndeshje nuk luajti Neymari, mirëpo ai e mori vëmendjen e të gjithëve gjatë festimeve për triumfin. Marco Verratti fillimisht u detyrua ta nxisë atë të festojë e pastaj Mbappe e shtyu atë. Të dy videot mund t’i përcillni më poshtë.

    Të parët në epërsi kaluan skuadra e Rennes, me golin e Adrien Hunou në minutën e 13’ të ndeshjes, që befasoi ekipin e Thomas Tuchel.

    Kjo ngjalli frikë te skuadra e PSG-së, sepse në fund të sezonit të kaluar, Rennes e fitoi Kupën e Francës, duke e mposhtur në finale pikërisht Parisin.

    Sido që të jetë, kjo ndeshje ishte krejtësisht tjetër dhe 45 minutat e pjesës së dytë ishin ndryshe për PSG-në, që përmbysi gjithçka për ta fituar titullin e parë për sezonin 2019/20.

    Fillimisht, pas tentimeve të shumta, ishte Kylian Mbappe ai që gjeti golin e barazimit në minutën e 57’, pas një asisti nga blerja e re, Pablo Sarabia.

    Kurse golin e fitores e shënoi Angel di Maria për 2-1 në minutën e 73’ për të përmbysur gjithçka dhe për t’ia siguruar titullin Parisit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!