“Këtu në Paris jam shumë i lumtur dhe nuk kam kërkuar asnjëherë të shitem në janar”.
Kylian Mbappe pas fitores së djeshme 1-0 ndaj Marseille, ka folur për mediat duke u shprehur se ai nuk dëshiron të largohet nga PSG në asnjë sezon të merkatos, duke i mohuar kategorikisht thashethemet.
“Unë nuk jam i përfshirë në këto thashetheme, as nga afër e as nga larg”, shtoi francezi në lidhje me thashethemet që qarkullojnë prej disa ditësh se ai do të donte të largohej nga Parisi për në Madrid.
Madje ditët e fundit thuhej se Liverpool do të ishte i gatshëm të ofronte një shkëmbim kokë më kokë Mbappe-Salah.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.