×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe konfirmon largimin nga PSG-ja

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 20:21

    Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.

    Në një video ai ka njoftuar se është momenti që të largohet nga Parisi pas shtatë vjetësh me ngjyrat e klubit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Doja t’ju tregoja të gjithëve se ky është viti im i fundit në PSG. Nuk do të vazhdoj kontratën. Do të përfundoj aventurën time. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën”, ka thënë Mbappe.

    “Kam shumë emocione. Kam pasur mundësinë dhe nderin e jashtëzakonshëm të jem pjesë e klubit më të madh në Francë, një nga më të mirët në botë”, ka shtuar ai.

    Ani pse nuk ka konfirmuar të ardhmen e tij, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se transferimi te Real Madridi është i pashmangshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!